Loading…

Andrea Bocelli nuk ia prish qejfin vajzës: Edhe pse i verbër, shetit me të me rolera

  • 22/05/2020 | 19:23

Andrea Bocelli nuk ia prish qejfin vajzës: Edhe pse i verbër, shetit me të me rolera

Këngëtari me famë botërore operës, Andrea Bocelli ka publikuar një fotografi ku shihet duke hipur në një rolera së bashku me vajzën e saj 8 vjeçare, transmeton Gazeta Metro.


Krahas faktit që Bocelli është i verbër, nuk e ka penguar asgjë që të argëtohet së bashku me vajzën e tij. Përveq kësaj, ai shpesh edhe kalëron dhe prodhon verë së bashku me vëllai e tij.

Historia e tij tashmë dihet, ai lindi gjysmë i vërbër dhe ai u diagnostikua me glaukomë kongjenitale kur pati 5 muaj. Si fëmijë, prindërit e tij kërkuan një kurë për verbërinë e tij. Kur ishte 12 vjeç, prindërit e tij e dërguan në një institut për të verbër, ku flinte në një dhomë studentësh me 64 fëmijë të tjerë.

Andrea ishte një portier i shkëlqyer, por një ditë topi e goditi në kokë, gjë që e veroi tërësisht.

Ai u dashurua me operën ndërsa kaloi kohë në shtretërit e spitalit. Ai u qetësua kur shtypi veshin në mur për të dëgjuar muzikë klasike nga dhoma tjetër. Pastaj vendosi të studionte operan.

Ai u takua me gruan e tij të parë, Enrique Chenzati, një natë ndërsa këndonte. Ata u martuan në 1992, kur Andrea ishte 34 vjeç. Ata kanë dy djem, Amos dhe Mateo, të cilët shpesh kanë kënduar me babanë e tyre vitet e fundit.

Bocelli u takua me gruan e tij aktuale, Veronica Bertie, në një festë disa muaj më vonë. Në atë kohë ishte 18 vjeç, dhe Andrea ishte 44 vjeç. Por Bocelli thotë se ishte dashuri në shikim të parë. Vajza e tyre, Virginia, lindi dhjetë vjet më vonë. Ata u martuan në ditëlindjen e saj të dytë.

Ndërsa ditëve të fundit ai ka vendosur që të mos ia prish qejfin vajzës së saj dhe ka vendosur të shetisë me të me rolera vetëm për ta bërë atë të lumtur./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë