“Austrian Industry Literature Prize – Anton Wildgans” 2021 është çmimi të cilin e ka fituar Andrea Grill, përkthyesja e Kutelit në gjermanisht, çmim ky i cili jepet që nga viti 1962.
Andrea Grill lindi më 1975 në Bad Ischl të Austrisë dhe studioi biologji, italisht, spanjisht dhe gjuhësi në Salzburg, Selanik dhe Tiranë. Ajo ka botuar ese, tregime, poezi, si dhe disa romane. Ka fituar çmime të ndryshme letrare, i fundit “Austrian Industry Literature Prize – Anton Wildgans” 2021, i cili jepet nga një juri e pavarur, vlera monetare e të cilit është 15,000 Euro.
Në ndarjen e çmimit ndër të tjera u shpreh se në veprat e autores lexuesi gjen një gjuhë të kthjellët e kuptimplotë, të lëvruar, e cila jo rrallë shfaqet me një lloj humori dhe ironie elegante.
Grill aktualisht jeton në Vjenë dhe Amsterdam. Ajo përveç përkthimeve nga gjuha shqipe, është përkthyese edhe e italishtes dhe holandishtes. / GazetaMetro