Loading…

Anët e çuditshme të Franc Kafkës

  • 14/10/2020 | 22:52

Anët e çuditshme të Franc Kafkës

Franz Kafka ishte shkrimtar hebre nga Bohemia. Shkruante në gjuhën gjermane, ndërsa njihet më shumë për tregimet e shkurta. Kafka vlerësohet si një nga figurat kryesore të letërsisë së shekullit XX. I lindur në një familje çifute në fillim të shekullit XX, Franz Kafka njihet si njëri nga praktikuesit më të mëdhenj të absurdizmit deri më sot.


Njerëzit e famshëm të cilido profesion pritet të  kenë anë të çuditshme të jetës apo personalitetit të tyre dhe as Kafka nuk bën përjashtim nga ky grup. Disa nga këto fakte janë:

1. Kafka frikësohej nga minjtë

Ndonëse në veprat e tija kemi disa nga imazhet më të frikshme, ai vet frikësohej nga minjtë.

2. Vodhi në provime

Ndonëse nuk mund të gënjente, Kafka kishte shfrytëzuar një metodë tjetër për të kaluar greqishte. Ai i kishte dhënë ryshfet shërbëtores së profesorit që të vidhte provimet nga sirtari i tij.

3. Dyshemeja e Samsas ishte si e Kafkas

Edhe pse refuzohet nga kritikët e njohësit e shumtë fakti që Gregor Samsa ishte një mishërim i Franz Kafkës, ekziston një ngjashmëri ndërmjet dy botëve – dyshemeja e të dyve ishte e njëjtë në shtëpitë e tyre.

4. Ai ishte ‘fleçerist’

Në fillim të shekullit të kaluar, Horace Fletcher kishte përhapur një ide që ushqimi do të duhej të përtypej deri 100 herë, deri të bëhej e lëngshme që të ishte më e shëndetshme. Ai e kishte përhapur këtë ide duke thënë që edhe shkrimtarë të njohur si Sir Arthur Conan Doyle, Henry James, e edhe vet Franz Kafka përdornin këtë teknikë të përtypjes.

5. Mi digjni letrat

Sikur shumë shkrimtarë, edhe Franz Kafka kishte kërkuar që shkrimet e tija të digjeshin, por miku i tij Max Brod nuk e kishte plotësuar këtë kërkesë të tij. Dhe ja ku jemi sot, duke shkruar për Kafkan.

Kafka është një nga emrat më të njohur të letërsisë botërore, librat e të cilit janë shitur gjithkund me miliona kopje.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë