Loading…

Anëtari i fundit i KQZ’së, Cakolli paralajmëron: Nëse emërohet nga VV’ja, çështja mund të përfundojë në Kushtetuese

  • 09/04/2026 | 09:44

Anëtari i fundit i KQZ’së, Cakolli paralajmëron: Nëse emërohet nga VV’ja, çështja mund të përfundojë në Kushtetuese

Eugen Cakolli, menaxher i programit në Instituti Demokratik i Kosovës, paralajmëroi se emërimi i anëtarit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese nëse bëhet nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Gazeta Metro.


Ai kritikoi ish-presidenten Vjosa Osmani për mosushtrimin e kompetencës së saj kushtetuese në këtë proces.

“Afatet e përcaktuara ligjore tashmë janë shkelur dhe për mua ka qenë e pakuptimtë se si presidentja në ditët e fundit të mandatit të saj nuk e ka ushtruar një kompetencë e cila është kompetencë ekskluzive e saj”, tha Cakolli.

Ai sqaroi gjithashtu se, sipas praktikës dhe legjislacionit në fuqi, anëtari i dytë i KQZ-së i takon Partisë Demokratike të Kosovës dhe çdo devijim mund të çojë në sfidim ligjor.

Të mërkurën, PDK i është drejtuar ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me kërkesë për procedimin e emërimit të anëtarit të dytë të partisë në KQZ. Afati ligjor për emërimin është më 11 prill./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë