Loading…

Anëtari i PDK’së në KQZ reagon pas publikimit të videos: Do të kërkoj rinumërim në vendvotimet që kanë qenë në dorën e mashtruesve

  • 06/03/2021 | 20:59

Anëtari i PDK’së në KQZ reagon pas publikimit të videos: Do të kërkoj rinumërim në vendvotimet që kanë qenë në dorën e mashtruesve

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani ka reaguar pas videos së publikuar nga Gazeta Online Insajderi, ku shihet manipulimi me vota nga bashkëshorti i kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla.


Elshani ka thënë se do të kërkoj menjëherë që të rinumërohen të gjitha vendvotimet të cilat kanë qenë në dorën e mashtruesve.

Tutje, ai ka thënë se video-inçizimet të këtij rast dhe rastet tjera të dyshimta të procedohen në prokurori.

“Jam i shokuar nga video-inçizimet të cilat shpërfaqin tendencat për manipulimin rezultatet e kandidatëve dhe për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve. Si përfaqësues i Partisë Demokraitke të Kosovës në KQZ, do të kërkoj menjëherë që të rinumërohen të gjitha vendvotimet të cilat kanë qenë në dorën e mashtruesve, ndërsa video-inçizimet, ky rast dhe rastet tjera të dyshimta të procedohen në prokurori. Si KQZ përgjatë gjithë këtij procesi zgjedhor kemi qenë të angazhuar në integritetin e zgjedhjeve dhe ruajtjen e kredibilitetit të ndërtuar ndër vite të KQZ-së, andaj nuk do të lejojmë që askush në asnjë formë të baltosë e të cenoj këtë institucion që ka për obligim të ruaj dhe të paraqes saktë vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Elshani.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë