Loading…

Anëtari i PDK’së: Unë jam pro Qeverisë Kurti

  • 24/01/2020 | 19:11

Anëtari i PDK’së: Unë jam pro Qeverisë Kurti

Anëtari i PDK’së, Hisen Berisha, i cili ishte edhe kandidat për deputet ka thënë se ai dhe partia e tij, janë pro një qeverie në krye me Albin Kurtin, shkruan Gazeta Metro.


Berisha tha se PDK’ja e udhëhequr nga Kadri Veseli e ka mbështetur qysh nga fillimi krijimin e qeverisë së re.

“Dëshira dhe qëndrimi im dhe i joni (PDK’së) është që qeveria të bëhej. Sikur të ishte bërë në ato ditë kur të gjithë ishim të fokusuar se po bëhet një qeveri, siç pretendohej e ndryshimit, ne deklaruam se do ta përkrahim dhe do ta votojmë nëse ka ngërç për vota”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Mirëpo, Berisha ka shtuar se koha e pritjes së gjatë e këtyre bisedimeve e zvogëloi dhe e zbehu Albin Kurtin nga lideri i shpresave.

Berisha ka thënë se ka pandershmëri politike në bisedimet mes dy partive.

“E kam thënë qysh nga përfundimi i zgjedhjeve se ka pandershmëri në negocimin mes dy partive politike – është kodi  i pandershmërisë politike”, ka shtuar Berisha./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë