Loading…

Angela Martini jep mijëra euro për Shqipërinë: Nuk do ta bëja për publicitet

  • 03/12/2019 | 08:46

Angela Martini jep mijëra euro për Shqipërinë: Nuk do ta bëja për publicitet

Ngjarja e tmerrshme që ndodhi javën e kaluar në Shqipëri, kur një tërmet i fuqishëm e goditi veriun e Durrësit ka bërë që shumë njerëz të humbin jetën, të afërmit dhe shtëpitë e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Shumë nga fytyrat publike shqiptare janë solidarizuar dhe kanë kontribuar për njerëzit e prekur nga tërmeti.

Së fundmi edhe modelja e njohur, Angela Martini ka dhuruar një shumë të madhe prej 30 mijë eurosh, për të cilën thotë se nuk do ta bënte asnjëherë publike shumën e parave për publicitet, por për të ndërgjegjësuar edhe të tjerët në mënyrë që t ndihmojnë aq sa kanë mundësi.

‘Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim’, ka thënë ndër tjerash ajo. /gazetametro.net

View this post on Instagram

Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. 🙏 Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje.💪🤝😇 Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/ #Dashuri, #Shprese, #Dritë ❤ Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë 💪🏻🇦🇱 Apparently tragedies are more painful when they speak your language…and all I can pray these days for is Love, Hope and Light for my country, Albania. 🙏 Maybe time will heal us and help to forget many things, but what is for sure that we will never forget is this strength and this solidarity that we as a nation and also our international friends have shown during these painful days. 💪🤝😇 That is why, if you haven’t done it yet, please show solidarity – help someone to never be alone, by donating at the platform https://e-albania.al/donate/ #Love, “Hope, #Light ❤. Definitely I am not posting this to show-off in any way, I would never do that, but to give an example, so others should do the same! Together we are stronger!! 💪🏻❤️

A post shared by Angela Martini 🌙 (@angela_martini) on

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë