Loading…

Angela Martini: Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde

  • 02/12/2019 | 21:24

Angela Martini: Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde

Personave që kanë dhënë ndihmën e tyre për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit i është bashkuar edhe modelja e njohur Angela Martini.


Ajo ka ndarë në profilin e saj në Instagram një foto ku tregon bamirësinë e saj prej 30.000 eurosh, duke i shtyrë edhe të tjerët të kontribuojnë me sa munden.

Krahas postimit ku tregon vlerën monetare të dhuruar, Angela ka shkruar edhe disa fjalë prekëse:

“Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim.
Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje.
Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/ #Dashuri, #Shprese, #Dritë

Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë

 

 

View this post on Instagram

 

Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. 🙏 Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje.💪🤝😇 Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/ #Dashuri, #Shprese, #Dritë ❤ Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë 💪🏻🇦🇱 Apparently tragedies are more painful when they speak your language…and all I can pray these days for is Love, Hope and Light for my country, Albania. 🙏 Maybe time will heal us and help to forget many things, but what is for sure that we will never forget is this strength and this solidarity that we as a nation and also our international friends have shown during these painful days. 💪🤝😇 That is why, if you haven’t done it yet, please show solidarity – help someone to never be alone, by donating at the platform https://e-albania.al/donate/ #Love, “Hope, #Light ❤. Definitely I am not posting this to show-off in any way, I would never do that, but to give an example, so others should do the same! Together we are stronger!! 💪🏻❤

A post shared by Angela Martini 🌙 (@angela_martini) on

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë