Loading…

Angela Merkel u drejtohet gjermanëve: Kjo gjë më pikëllon shumë

  • 30/10/2021 | 15:58

Angela Merkel u drejtohet gjermanëve: Kjo gjë më pikëllon shumë

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, ka paralajmëruar kundër kthimit të asaj që e quajti “pamaturi e qartë” dhe tha se rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në spitalet e Gjermanisë po e brengos shumë.


Agjencia AFP raportoi se kancelarja në largim i tha gazetës së njohur gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se rritja e numrit të pacientëve me koronavirus duhet t’i brengos të gjithë se se ajo është shumë e pikëlluar që rreth 3 milionë gjermanë të moshës mbi 60-vjeçare nuk janë vaksinuar.

“Kjo gjë (vaksinimi) do të mund ta bënte dallimin për këta njerëz dhe për tërë shoqërinë”, tha Merkel, e cila së shpejti do të largohet nga pushteti pas rreth 16 viteve në krye të ekonomisë më të fuqishme evropiane.

Të shtunën, institucioni shëndetësor që i raporton shifrat e pandemisë në Gjermani, instituti “Robert Koch”, njoftoi për 21.543 raste të reja dhe 90 të vdekur në 24 orët e fundit.

Deri më tani, gati 67 për qind e popullsisë gjermane është vaksinuar plotësisht për Covid-19.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë