Loading…

Anglezët të mahnitur nga tifozët e Kosovës: Ky është gjesti i tyre që i la gojëhapur

  • 11/09/2019 | 11:43

Anglezët të mahnitur nga tifozët e Kosovës: Ky është gjesti i tyre që i la gojëhapur

Ndeshja e mbrëmshme Angli-Kosovë ka qenë në fokus të mediave të huaja, pasi që askush nuk e priti një performancë aq të mirë të kësaj të fundit. Se janë bujarë dhe të shoqërueshëm, tifozët kosovarë treguan edhe në stadium duke u blerë pije atyre anglezë, shkruan Gazeta Metro.


Përmes shumë pllakatave që mbanin lartë, kosovarët falenderuan Anglinë për ndihmën e dhënë gjatë luftës, pa të cilën, ndoshta nuk do të kishin mundësinë të luanin dje.

E një gjest bujar e ka bërë eedhe një tifoz nga Kosova, i cili u ka blerë pije atyre nga Anglia.

Këta të fundit, u shprehen shumë të lumtur me këtë veprim, duke thënë se ‘futbolli është i gjithi rreth kësaj’, përcjell Gazeta Metro.

Ndryshe, për të pësuar humbjen e parë Kosova u nevojit vetëm një kundërshtar i fortë siç është Anglia, përfaqësuesja e katërt në ranglistën e FIFA’s.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit, Kosova pësoi humbje 5-3 nga Anglia. ‘Tre Luanët’ shënuan të gjithë golat brenda pjesës së parë me autor Raheem Sterling, Harry Kane, Jadon Sancho(dy gola) dhe një autogol nga Mërgim Vojvoda.

Ndërsa, për ‘Dardanët’ Valon Berisha shënoi dy gola dhe Vedat Muriqi një. Vlen të theksohet se edhe Arijanet Muric priti një penallti të Harry Kane.

Kështu, Kosova njoftohet me humbjen e parë, teksa Anglia vazhdon me fitoren e radhës. ‘Tre Luanët’ forcojnë pozitën e parë me 12 pikë pas 5 ndeshjeve në Grupin A, kurse Kosova renditet e treta me 8 pikë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë