Sot ballafaqohen Kombëtarja e Anglisë dhe Kroacisë, nga ora 15:00.
Ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë luhet sot në stadiumin “Wembley”, nga ora 15:00, raporton lajmi.net.
Kjo përballje zhvillohet në kuadër të Grupit D, të “Euro 2020”, grup në të cilin pjesë edhe Çekia dhe Skocia.
Kombëtarja e Anglisë pritet të ketë dy mungesa në këtë ndeshje shkaku i lëndimeve: Jordan Henderson dhe Bukayo Saka.
Kombëtarja e Kroacisë nuk ka asnjë futbollist të lënduar, do të hyjë e kompletuar në këtë ndeshje.
Na pret një ndeshje e madhe sot, pasi të dyja skuadrat synojnë ta nisin me fitore Kampionatin Evropian.
Formacioni i mundshëm i Anglisë:
Pickford, Walker, Stones, Mings, Shaw; Rice, Phillips, Sterling, Mount, Grealish, Kane
Formacioni i mundshëm i Kroacisë:
Livakovic, Vrsaljko, Vida, Caleta-Car, Barisic, Kovacic, Brozovic, Modric, Rebic, Petkovic, Perisic. /gazetametro.net