Loading…

Angli-Uells, publikohen formacionet zyrtare

  • 29/11/2022 | 18:54

Angli-Uells, publikohen formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 20:00 sonte në stadiumin ‘Ahmad bin Ali’ do të zhvillohet ndeshja e fundit e grupit B ndërmjet Anglisë dhe Uellsit, transmeton Gazeta Metro.


Rreth një orë para se të fillojë ballafaqimi janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Përzgjedhësi, Gareth Southgate ka vendosur të luajë me futbollistët kryesor, kurse te Uellsi mungesë e rëndësishme është portieri, Wayne Hennessey pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Iranit.

Anglia momentalisht është në kreun e tabelës me katër pikë, Irani në vendin e dytë me tre pikë, ShBA e treta me dy pikë dhe Uellsi e fundit me një pikë.

Formacioni zyrtar i Anglisë: Pickford, Walker, Maguire, Stones, Shaw, Henderson, Rice, Bellingham, Foden, Rashford, Kane.

Formacioni zyrtar i Uellsit: Ward, Williams, Rodon, Mepham, Davies, Allen, Ampadu, James, Ramsey, Bale, Moore. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë