Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë dy kombëtaret që kualifikohen për në fazën eliminuese të Kupës së Botës nga grupi B, transmeton Gazeta Metro.
SHBA’ja shënoi fitore me rezultat minimal 0-1 kundër Iranit, ku golin e vetëm e realizoi në minutën e 38’të anësori, Christian Pulisic.
Ai pas një aksioni të jashtëzakonshëm nuk e pati shumë të vështirë të realizoi me portën e zbrazur.
Ndërkaq, te amerikanët sonte pësuan dëmtim tre futbollistët e formacionit titullar, Christian Pulisic, Weston McKennie dhe Joshua Sargent.
Në anën tjetër, Anglia pa shumë probleme triumfoi kundër Uellsit me rezultat 0-3. Golat për ‘Tre Luanët’ i realizuan Marcus Rashford (50′, 68′) dhe Phil Foden (52′).
Tani, në raundin e 1/16 skuadra e udhëhequr nga Gareth Southgate do të ndeshet me Senegalin, kurse SHBA’ja do të ketë përballë Holandën.
Kësisoj, Anglia e përfundon fazën e grupeve në pozitën e parë me shtatë pikë, dy pikë më shumë se SHBA’ja në vendin e dytë, gjersa Irani në vendin e tretë me po aq pikë dhe Uellsi e fundit me një pikë. /gazetametro.net