Loading…

Anglia kundër Çekisë pa Mount e Chilwell

  • 22/06/2021 | 15:14

Anglia kundër Çekisë pa Mount e Chilwell

Dyshja e Chelseat do të kalojnë gjashtë ditët e ardhshme në karantinë, pasi kishin kontakte me shokun e skuadrës Gilmour.


Mason Mount dhe Ben Chilwell do të mungojnë në ndeshjen e fundit të Anglisë në fazën e grupeve në këtë Euro 2020, pasi që janë në vet-izolim për shkak të kontaktit me skocezin Billy Gilmour.

Mount dhe Chilwell kaluan kohë së bashku me Gilmour pas ndeshjes Angli-Skoci, rezultati i së cilës ishte 0:0, ku më pas u mësua se Gilmour kishte kontraktuar virusin Covid-19.

Vendimi që Gilmour të largohet nga grumbullimi i kombëtares ishte i menjëhershëm, ku tani Mount dhe Chilwell kanë hyrë në karantinë, kështu që në ndeshjen e sotme kundër Çekisë nuk do të mund të paraqiten, për shkak të rregullores anti-Covid-19.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë