Loading…

Anita Haradinaj: Ne dhe e gjithë Kosova dolëm fitimtarë

  • 27/04/2017 | 10:25

Anita Haradinaj: Ne dhe e gjithë Kosova dolëm fitimtarë

Anita Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinajt, ka folur pas lirimit të tij nga Gjykata e Francës.


Ajo ka thënë se lufta e Kosovës është e drejtë dhe e pastër dhe ka fituar Kosova.

Haradinaj ka thënë se askush nuk mund t’ua mohojë shqiptarëve të drejtën.

“Të vërtetën e shqiptarëve nuk mund ta mohoj askush, vendimi është i drejtë dhe drejtësia po e vërteton se mund të vonojë por do të fitojë. Ne dolëm fitimtar dhe e gjithë Kosova. Na kanë lodhë procedurat, dhe nuk ka pasur nevojë të ndodhë kjo se lufta jonë ka qenë e drejtë. Kjo situatë e ka lodhur të gjithë Kosovën, i falënderoj të gjithë popullin anembanë për mbështetjen që e kanë dhënë për ne dhe Ramushin. Po kam biseduar e ka mirëpritë vendimin, dhe unë besoj se ai kështu do të thotë, se lufta e UÇK-së është e drejtë”, ka thënë Haradinaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë