Loading…
Anita Haradinaj prezenton Kacin: Ky është frizeri i famshëm që doli në AAK
  • 25/08/2019 | 11:23

Anita Haradinaj prezenton Kacin: Ky është frizeri i famshëm që doli në AAK

Frizeri i famshëm, Kaci Lleshi dje ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Anita e i ndreq flokët dhe e shfrytëzon rastin ta prezentoj, transmeton Gazeta Metro.


Ky lajm u komentua mjaft shumë, sidomos nëpër rrjetet sociale. Sot, bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Anita e ka vizituar Kacin për një rregullim flokësh, ndërsa nga aty ka shpërndarë një foto në rrjetin social Facebook me mbishkrimin ‘te deputeti’.

Kujtojmë që para tre ditësh kuvendi i Kosovës është shpërndarë, ndërsa priten zgjedhjet e reja. Zgjedhjet pritet të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit, pasi presidenti ta caktojë datën.

Sidoçoftë, burime të Gazeta Metro bëjnë të ditur se 6 tetori është data e saktë e ditës së votimit./gazetametro.net  

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë