Loading…
Ankandi, 6 milionë dollarë për Ferrarin kampion bote të vitit 1975
  • 18/08/2019 | 21:49

Ankandi, 6 milionë dollarë për Ferrarin kampion bote të vitit 1975

6 milionë dollarë është shuma e paguar sot për makinën Ferrari 312T, me të cilin ish-piloti austriak, Niki Lauda, fitoi titullin kampion në Formula 1 në vitin 1975.


Njëvendëshja italiane doli në ankand në Amerikë nga shoqëria “Gooding & Company” dhe u shit për një shifër të kënaqshme (nuk dihet emri i blerësit), transmeton Telesport.

Makina e shitur ka edhe telajon me të cilën Lauda e përdori në 5 gara në botërorin e atij viti. Me atë telajo Lauda arriti 5 “pole position” dhe toi garën e Çmimit të Madh të Francës, duke u ngjitur edhe dy herë të tjera në podium.

Niki Lauda, 3 herë kampion bote në Formula 1 u nda nga jeta pak kohë më parë në moshën 70-vjeçare. Me këtë makinë Ferrari 312T ai fitoi titullin e parë kampion në karrierë.

Dy titujt e tjerë i toi në vitet 1977 (Ferrari) dhe 1984 (McLaren).

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë