Kryetari i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ja thënë se pret presione të reja ndaj Serbisë rreth çështjes së Kosovës, por beson se “mentori kyç” i Prishtinës, Uashingtoni, e ka kuptuar se “megjithatë nevojitet kompromisi”.
Drecun, siç ka thënë, para takimit të kryetarit Vucic me liderët e Gjermanisë e Francës në Berlin më 29 prill, thekson se është me rëndësi se çfarë do të jetë plani eventual, të cilin liderët e këtyre dy vendeve, Emmanuel Macron e Angela Merkel do ta paraqesin. Ai nuk ka dashur të komentojë shkrimet për ‘sovranitetin e dyfishtë’.
“Duhet parë se çka kanë menduar gjermanët e francezët, a vetëm do t’i resetojnë bisedimet të cilat janë ndërprerë plotësisht dhe që eventualisht të vazhdohen, apo kanë ndonjë propozim të tyrin, ndërsa qëndrimi i Serbisë mbetet – që të mund të bisedohet duhet hequr taksat”, ka thënë ai për portalin serb vesti.online.
Drecun thotë se Platforma e Kosovës nuk bën të vëhet në tavolinë, sepse, sipas tij, ajo “nuk lë hapësië për bisedime”, dhe “duhet të ndërpriten kërcënimet e përhershme për përgatitjen e një dhune eventuale mbi popullin serb në veri”.
Drecun ka thënë se, ndonëse janë anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, as Moska, as Pekini nuk mudën ta ndalojnë Prishtinën në veprimet e saj “të njëanshme, me sponsorët e saj, para së gjithash të ShBA-ve” dhe nuk mundën të luajnë rol vendimtar në “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, por prandaj i ofruan mbështetje Serbisë.
Drecun nuk beson të ketë pasur bashkëpunim ndërkombëtar mes zyrtarëve gjermanë me Kinën e Rusinë./gazetametro.net