Loading…

Ankohet përsëri VV për votat e vonuara të diasporës: Pritet t’i drejtohen Gjykatave

  • 01/11/2019 | 17:23

Ankohet përsëri VV për votat e vonuara të diasporës: Pritet t’i drejtohen Gjykatave

Nuk kanë të ndaluar ankesat e Vetëvendosjes lidhur me votat e ardhura me vonesë nga diaspora, ku tani ka thënë se 1700 zarfe nuk po procesohen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), shkruan Gazeta Metro.


KQZ’ja është vënë në lëvizje për numërimin e rreth 5 mijë votave të ardhura me vonesë nga diaspora pas vendimit të Gjykatës Supreme që e detyroi t’a bënte një gjë të tillë.

Megjithatë nga Lëvizja Vetëvendosje po ankohet se Sekretariati i KQZ’së nuk po e zbaton të plotë vendimin e Supremes, meqenëse sipas tyre krye shefi i Sekretariatit të KQZ’së, Enis Halimi, nuk është duke lejuar që të trajtohen të gjitha plikot me fletëvotime të ardhura nga diaspora.

Siç potencon komunikata nga gjithë votat e ardhura me vonesë nga diaspora rreth 1700 kanë mbetur jashtë procesit të numërimit.

Sipas tyre një gjë e tillë është shkelje, dhe paralajmërojnë se përsëri do t’i drejtohen Gjykatave për të kërkuar zbatimin në plotëni të vendimit të Supremes nga KQZ’ja.

Megjitahtë zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, dje në një konferencë për media kishte paralajmëruar se do të verifikoheshin të gjitha plikot me vota të ardhura me vonesë nga diaspora, duke treguar se ato që nuk do të dalin valide nuk do të procesohen për numërim. Megjithatë mbetet të shihet nëse është kjo arsyeja se pse një numër i tillë i votave nuk po procesohen.

Njoftimi i plotë i tyre:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë