Gazetari Xhemajl Rexha, me një postim në rrjetin social Twitter, ka thënë se kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, po pret gazetarët dhe politikanët e tjerë, shkruan Gazeta Metro.
Shefi i qeverisë së RMV në një moment është ulur pranë gazetërve duke pritur ndonjë epilog nga takimi Kurti-Vucic, takim që ka filluar që thuajse 10 orë.
“Kryeministri maqedonas, Kovaçevski po shoqërohet me gazetarë, duke pritur ashtu si të gjithë të tjerët nëse #Kosovo dhe #Serbia do të arrijnë ndonjë marrëveshje sonte”, ka shkruar Rexha.
Macedonian PM, Kovachevski is hanging out with journalists, waiting just like everyone else if #Kosovo and #Serbia will reach any agreement tonight. pic.twitter.com/11RmAEg6OJ
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) March 18, 2023
Kujtojmë që dita e sotme është mjaft maratonike në bisedimet Kosovë-Serbi për zbatimin e planit europian.
Pas thuajse 10 orë bisedime e takime, deri më tani nuk ka përfunduar ky takim me ndonjë epiliog./gazetametro.net