Menaxheri i Real Madrid Jose Mourinho nderimit të Harry Kane me ‘Topi i Artë’ si më i miri e vlerësoi të drejtë këtë vit me ca ankesa të tija për të dy lojtarët e klubit që s’ishin edhe aq të vlerësuar sa sulmuesi anglez.
Duke iu kthyer rezultatit të Topit të Artë, trajneri i Real Madridit shtoi: “Kam pasur privilegjin të punoj me Harry Kanen. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, një profesionist i jashtëzakonshëm dhe një person i shkëlqyer. Natyrisht, pavarësisht zhgënjimit tim që lojtari im nuk e fitoi çmimin, duhet të jem i sinqertë dhe të them se jam shumë i lumtur për Harryn, sepse ai është një lojtar dhe një person që e meriton këtë gëzim, në moshën që ka tani, për të cilën nuk e di nëse është 31 apo 32 vjeç. Ai e meriton këtë moment të lumtur, i cili përfaqëson kurorëzimin e karrierës së tij”.
Vlerësimi i tij për Kylian Mbappen ishte në kulm pavarësisht se francezi ka disa sezone në klubin madrilen ku thyen rekorde por nuk fiton tituj.
“Nga ana tjetër, mendoj se Kylian është Kylian, ai është një lojtar unik. Nëse do ta ndajmë Topin e Artë çdo sezon, kjo është në rregull, pasi disa lojtarë e kanë fituar më shumë se një herë, si Messi, Cristiano Ronaldo, Ronaldo Nazário dhe Platini, ndërsa ka edhe lojtarë të tjerë që e kanë përsëritur këtë sukses. Por Topin e Artë e ndajmë çdo vit, ndërsa vetëm një lojtar është më i miri në historinë e Kupës së Botës. Kjo është diçka krejtësisht unike dhe Kylian është një lojtar i tillë”, tha ai.
Një rezultat i votimit e kishte habitur atë se anglezi tjetër Jude Bellingham s’ishte votuar se ky mendonte se do të duhej.
“Sa i përket votimit, ajo që më habiti më së shumti dhe më la pothuajse pa fjalë ishte përfundimi i Jude Bellinghamit në vendin e 11-të. Nuk kam koment, këtu e mbyllim diskutimin”, shtoi ai.
Mourinho që u soll në Real Madrid për të shtruar disiplinë në mesin e super yjeve të llastuar siç është percepsioni për ta ka nisur me sukses garën me rivalët e përjetshëm FC Barcelona këtë sezon duke arritur t’i mposhtë ata në Camp Nou. Loja në fushë nuk është e kënaqshme sipas komentatorëve por pragmatike gjithsesi.
Mourinho i është kthyer edhe avazit të vjetër dhe në përputhje me klubin Real Madrid duke shtruar ankesa e akuzave të vazhdueshme për arbitrim në La Liga mes tjerash.