Në mesin e veshjeve ku kishte veshje nga Rugova, veshje nuse-allaturk, veshje nga Hasi, Podguri, Karadaku, Drenica dhe krahina të tjera, veshja me xhubletë ishte veshja më e vjetra e ekspozuar e cila datonte nga shekulli XVIII.
Etnologjia deri më sot ka njohur rreth 5000 tipe e variante elementesh të cilat janë të gropuara sipas gjinisë dhe moshës, si dhe 140 forma të ndryshme të veshjeve shqiptare, të cilat e kanë të ruajtur zanafillën e tyre në kontekstin etnografik, një pjesë e të cilave që nga koha e moçme ilire.
Kështu Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, kishte një dëshirë të kamotshme që të krijojë një ekspozitë të përhershme në të cilën do të ruheshin veshje të tilla kombëtare, por edhe një pjesë e historisë së vetë ansamblit. Një pjesë e kësaj ëndrre është realizuar sot me hapjen e ekspozitës së përhershme të veshjeve e cila përmban 15 veshje kombëtare, shkruan KultPlus
Hapja e ekspozitës nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” u bë sot në kuadër të Ditës Botërore të Trashëgimisë.