Loading…

Anthony Joshua provokohet nga tifozët e Furyt në Spanjë, ai iu kundërpërgjigjet me gishtin e mesëm

  • 12/07/2020 | 15:16

Anthony Joshua provokohet nga tifozët e Furyt në Spanjë, ai iu kundërpërgjigjet me gishtin e mesëm

Se Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë një rivalitet të madh mesvete, kjo tashmë po dëshmohet edhe jashtë ringut, transmeton Gazeta Metro.


Një grup tifozësh të Tyson Furyt së fundmi kanë provokuar Anthony Joshuan, teksa ai po shijonte pushimet në Marbella të Spanjës.

Nga një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, tifozët e Furyt dëgjohen duke thënë “Ka vetëm një Tyson Fury”.

LEXO EDHE: Anthony Joshua – Tyson Fury, arrihet marrëveshja për meçin e shumëpritur

Tifozët e ‘Gipsy King’ vazhduan të brohorisnin vazhdimisht kështu, duke ‘detyruar’ që të reagonte edhe Joshuan, i cili iu kundërpërgjigj me gishtin e mesëm.

Para se Joshua të largohej nën shoqërimin e truprojave, tifozët e Furyt ‘sfiduan’ atë, duke i thënë “Eja këtu”. Megjithatë, e gjithë kjo përfundoi me kaq dha pa ndonjë përplasje fizike. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë