Loading…

Anti-terrori arreston në Shqipëri durrsakun 30 vjeç për propagandë pro ISIS

  • 02/08/2022 | 18:00

Anti-terrori arreston në Shqipëri durrsakun 30 vjeç për propagandë pro ISIS

Në Shqipëri, një 30 vjeçar, Bledar Zeneli, nga Durrësi, u ndalua sot me urdhër të Prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) nën dyshimet për terrorizëm.


Me profesion murator, Zeneli mendohet se përdorte rrjetet sociale, duke përdorur profile të ndryshme, për të propaganduar Shtetin islamik.

Sipas njoftimit nga SPAK, “ndalimi i këtij shtetasi u bë pas një hetimi intensiv dy vjeçar, te kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm”.

Veprimtaria e dyshimtë e 30 vjeçarit është konsideruar nga Prokuroria e posaçme si pjesë e veprave penale të “Nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve”.

Në muajin maj të këtij viti, një tjetër person nga Kukësi, Ibrahim El Salih (Lekica) u arrestua nën të njejtat dyshime, pasi dhe ai përdorte të njejtat mjete duke përhapur shkrime në mbështetje të ISIS-it.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë