Loading…

Antitrupat zbehen shpejt te njerëzit, pas infektimit me koronavirus

  • 27/10/2020 | 12:04

Antitrupat zbehen shpejt te njerëzit, pas infektimit me koronavirus

Nivelet e antitrupave mbrojtëse te njerëzit zbehen “mjaft shpejt” pas infeksionit me koronavirus. Është ky zbulimi më i fundit i studiuesve të “Imperial College London”, sipas të cilëve antitrupat janë një pjesë kryesore e mbrojtjes sonë imune dhe ndalojnë virusin të futet brenda qelizave të trupit.


Ekipi Imperial College London zbuloi se numri i njerëzve që rezultojnë pozitivisht për antitrupa, ka rënë me 26% midis qershorit dhe shtatorit.

Ata thonë se imuniteti duket se po zbehet dhe ekziston rreziku i kapjes së virusit disa herë.

Më shumë se 350,000 njerëz në Angli kanë bërë një test të antitrupave si pjesë e studimit REACT-2, deri më tani.

Në raundin e parë të testimit, në fund të qershorit dhe fillimin e korrikut, rreth 60 në 1.000 njerëz kishin antitrupa të identifikueshëm. Por në serinë e fundit të testeve, në shtator, vetëm 44 për 1,000 njerëz ishin pozitivë.

Studiuesit tregojnë se numri i njerëzve me antitrupa ra me më shumë se një e katërta midis verës dhe vjeshtës.

“Imuniteti po zbehet me shpejtësi, ne jemi vetëm tre muaj pas raundit të parë të testeve tona dhe po shohim një rënie prej 26% të antitrupave”, tha Prof Helen Ward, një nga studiuesit.

Rënia ishte më e madhe te personat mbi 65 vjeç, krahasuar me grupmoshat më të reja dhe në ato pa simptoma krahasuar me ata me Covid-19 të plotë.

Numri i punonjësve të kujdesit shëndetësor me antitrupa mbeti relativisht i lartë, dhe që sipas studiuesve kjo mund të jetë për shkak të ekspozimit të rregullt ndaj virusit.

Antitrupat ngjiten në sipërfaqen e koronavirusit për ta ndaluar atë të pushtojë qelizat e trupit tonë dhe për të tërhequr pjesën tjetër të sistemit imunitar.

Saktësisht se çfarë do të thotë rënia e antitrupave për imunitetin është ende e pasigurt. Ekzistojnë pjesë të tjera të sistemit imunitar, të tilla si qelizat T, të cilat, gjithashtu, mund të luajnë një rol, duke vrarë drejtpërdrejt qelizat pritëse të infektuara dhe duke thirrur qelizat e tjera imune për të ndihmuar.

Sidoqoftë, studiuesit paralajmërojnë se antitrupat priren të jenë shumë parashikues se kush është i mbrojtur.

Prof. Wendy Barclay tha se imuniteti bie me të njëjtën shpejtësi kur antitrupat bien, dhe se ky është një tregues i imunitetit të zbehur.

Ekzistojnë katër koronaviruse të tjera njerëzore, të cilat ne i kapim disa herë në jetën tonë. Ato shkaktojnë simptoma të zakonshme të ftohjes dhe ne mund të infektohemi çdo gjashtë deri në 12 muaj.

Ka pasur shumë pak raste të konfirmuara të njerëzve që marrin Covid dy herë. Por studiuesit paralajmërojnë se kjo gjë mund të jetë për shkak të imunitetit që sapo ka filluar të zbehet që prej pikut të infeksioneve të marsit dhe prillit.

Shpresa është se infeksioni i dytë do të jetë më i lehtë se i pari, edhe nëse imuniteti bie, pasi trupi duhet të ketë një “memorie imune” të takimit të parë dhe të dijë si të luftojë përsëri.

Studiuesit thonë se gjetjet e tyre nuk heqin shpresat për një vaksinë, e cila mund të dalë më efektive.

Një nga studiuesit, prof. Graham Cooke, tha se pasqyra e madhe është pas valës së parë, pjesa më e madhe e vendit nuk kishte prova të imunitetit mbrojtës.

“Nevoja për një vaksinë është ende shumë e madhe, të dhënat nuk e ndryshojnë atë.”

Profesor Paul Elliott, drejtori i studimit REACT-2, tha se do të ishte e gabuar të nxirren përfundime të prera nga studimi në lidhje me ndikimin e një vaksine.

Ai tha se përgjigjja e vaksinës mund të sillet ndryshe nga përgjigjja ndaj infeksionit natyror.

Megjithatë, ai tha se ishte e mundur që disa njerëz mund të kishin nevojë për doza përforcuese të ndonjë vaksine të disponueshme për imunitetin që zbehet me kalimin e kohës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë