Loading…

Antonela zgjedh të preferuarin: Ja kush duhet ta fitojë Big Brother

  • 03/01/2022 | 09:50

Antonela zgjedh të preferuarin: Ja kush duhet ta fitojë Big Brother

Ish banorja e BBV nuk ka mundur të jetë pjesë e Fan Club këtë të diel. Antonela Berisha ndodhet në Dubai ndaj mungoi të jetë prezente live në emision.


Ndërkohë ajo nuk hezitoi të bëjë një lidhje direkte me telefon duke biseduar me moderatoren në studio.

Në lidhjen telefonike që realizoi ajo ka treguar se cilët personazhe do të jenë në finalen e Big Brother Vip dhe kush meriton të jetë fituesi i 100 mijë eurove.

“Do të doja shumë që në finale të ishte Sabiani.

Në finale do jenë Iliri, Donaldi, Arjola dhe Einxhel. Do doja që ta fitonte Donaldi se publiku e ka parë në shumë dimensione. Mendoj që e meriton ai se është më reali nga të gjithë ata”, tha Antonela.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë