Loading…
Antonio Conte: Me punë arrijmë gjithçka, kam respekt për Icardin
  • 25/08/2019 | 14:51

Antonio Conte: Me punë arrijmë gjithçka, kam respekt për Icardin

Interi i Antonio Contes do të debutojë zyrtarisht në sezonin e ri nesër në mbrëmje në Giuseppe Meazza me rreth 65 mijë tifozë të pranishëm, përballë Lecces, ndërsa tekniku zikaltër doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, transmeton Gazeta Metro.


Conte pranoi se ka një distancë mes Interit dhe dy skuadrave të tjera italiane si Juventus dhe Napoli, dhe se kjo hapësirë duhet reduktuar, por theksoi se nuk ka ndërmend t’i vërë limite vetes dhe skuadrës.

“Është e vërtetë që ka një hapësirë mes nesh dhe dy skuadrave që u renditën të parat sezonin që lamë pas, ndaj synimi është që të reduktojmë sa më shpejt këtë hapësirë, por siç e thashë, nuk dua të vë limite, pasi me punë mund të arrijmë të tentojmë gjithçka. Nëse të tjerët janë më përpara, atëherë ne duhet të punojmë më mirë se ata, që të mund të bëjmë diçka të mirë”, tha Conte.

Tekniku zikaltër foli edhe për merkaton, ku vlerësoi të gjithë emrat që i janë bashkuar atij gjatë kësaj vere, por edhe futbollistët që gjeti në ekip, ndërsa evidentoi edhe gatishmërinë e tyre për të punuar dhe bërë mirë.

“Me merkaton kemi reduktuar disi distancën nga të tjerët, pasi kemi hedhur bazat për të ndërtuar një skuadër konkurruese. Jam shumë i kënaqur me futbollistët që kanë ardhur, por edhe ata që ishin tashmë në ekip, pasi lumturohem kur shkoj në stërvitje dhe gjej lojtarë të gatshëm për të më ndjekur në punë”, tha trajneri i Interit.

Mauro Icardi po shndërrohet në një çështje në klubin zikaltër, pasi drejtuesit kanë konfirmuar vazhdimisht se duan ta largojnë, por sulmuesi vijon të refuzojë ofertat dhe të stërvitet nën urdhrat e Contes, me synimin për të mbetur akoma në Milano.

“Vendimi për Icardin është marrë në ballafaqimet mes tij dhe shoqërisë, ndaj nuk kam shumë për të thënë në lidhje me këtë. Unë di të them që prania e tij në stërvitje nuk ka ndikuar në cilësinë e stërvitjes, pasi kemi punuar mirë dhe të qetë. Kam respekt për Icardin, ashtu si për të gjithë futbollistët e tjerë”, u shpreh Conte./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë