Loading…

Antony bëri ‘stila’ ndaj Sherifit, Ten Hag thotë se do ta qortojë

  • 28/10/2022 | 20:26

Antony bëri ‘stila’ ndaj Sherifit, Ten Hag thotë se do ta qortojë

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, e ka thënë fjalën e tij për ‘rrotullimin’ e Antonyt kundër Sherifit, duke lënë të kuptohet se ai nuk është një adhurues i shfaqjeve të panevojshme.


Me rezultatin ende 0-0 në ndeshjen të United kundër Sheriff Tiraspol, Antony zgjodhi të luante me trukun e tij të njohur, përpara se të bënte një pasim gabim. Trajneri Erik ten Hag nuk dukej i lumtur, pasi tha se në fakt duhet të ketë presion dhe jo truke.

“Unë nuk e kam problem me këtë, përderisa është funksionale. Kështu që prej tij, si gjithë të tjerët, kërkoj më shumë. Duke u kthyer pas, duke qenë më shpesh në pjesën e fushës së kundërshtarit. Më shumë presing. Më shumë driblime kundër kundërshtarëve. Ne kërkojmë më shumë dominim”, ka thënë Ten Hag pas ndeshjes.

“Pastaj ka një truk si ai që është i bukur, por për sa kohë që është funksional dhe nuk e humbet topin. Atëherë është në rregull. Por është një truk dhe për shkak të këtij, unë do ta qortojë atë”.

Duke parë që kjo nuk e ndihmoi Antonin, pasi e humbi topin, braziliani u zëvendësua më pas nga Marcus Rashford në pjesën e dytë dhe United vazhdoi ta fitojë ndeshjen 3-0.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë