Loading…
Anulohet dueli për titull të kampionit të botës në boks
  • 19/04/2019 | 20:37

Anulohet dueli për titull të kampionit të botës në boks

Kundërshtari i kampionit të botës në boks për peshat e rënda amerikani Jarrel Miller u testua edhe një herë dhe ju gjet substancë palejuar dhe si pasojë përballja me kampionin Anthony Joshua u anulua, transmeton Gazeta Metro.

Rezultatin e testimit të parë Jarrell Miller e kundërshtoi dhe kërkoi edhe testimin e mostrës B të gjakut të tij dhe nuk e kaloi edhe testin e dytë për një substancë tjetër të palejuar. Testi u krye më 20 Mars të këtij viti e tani iu është revokuar licensa e boksimit në shtetin e New York’ut.

Dueli duhej të mbahej me 1 një qershor dhe tani kundërshtari i kampionit botëror në IBF, WBA, WBO britanikut Anthony Joshua do të zëvendësohet.

Përleshja që do të mbahet në New York do të jetë debutimi i kampionit botëror britanik në SHBA./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë