Loading…

Anulohet edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Tiranë

  • 15/10/2020 | 21:12

Anulohet edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Tiranë

Për shkak të situatës të shkaktuar nga Covid-19 anulohet Panairi i Librit në Tiranë, lajm ky i bërë i ditur nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.


Organizatorët bënë të ditur që kjo ka ndodhur pasiqë Ministria e Shëndetësisë ju ka kthyer përgjigje negative, për shkak të rrezikshmërisë së lartë për përhapje të virusit, në rast se aktiviteti do të zhvillohej. Ky edicion i 23-të i Panairit të Librit ishte menduar të mbahej në datat 12-15 nëntor, 2020.

Njoftimi i plotë:

Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës,

ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23-të të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigjja që erdhi sot, data 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, është negative, për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e COVID-19 gjatë këtij aktiviteti në situatën në të cilën ndodhemi”.

Ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe ju urojmë punë të mbarë!

Grupi organizator

Kujtojmë që po këtë vit, për të njëjtat arsye, është anuluar edhe Panairi i Librit në Prishtinë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë