Loading…

Anulohet gjykimi i këtij muaji për kryetarin e Prizrenit

  • 08/03/2017 | 08:19

Anulohet gjykimi i këtij muaji për kryetarin e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, dhe pesë ish-bashkëpunëtorët e tij kanë pranuar ftesat që të paraqiten në Gjykatën e Apelit më datën 14 të këtij muaji. Mirëpo pritet që të mërkurën të njoftohen për anulimin e kësaj seance në shkallën e dytë të gjyqësorit.


Kjo për arsye se Gjykata e Apelit pret një vendim nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për përbërjen e trupit gjykues që do të shqyrtojë rastin e Mujës dhe të të tjerëve.

Zyrtari për Informim në Gjykatën e Apelit, Arbër Jashari, ka konfirmuar se seanca në këtë gjykatë ka qenë e caktuar për datën 14 mars, shkruan Koha Ditore.

“Ftesat janë dërguar te palët për datën 14 mars. Por seanca është anuluar. Nesër (të mërkurën) palëve do t’u shkojë njoftimi për anulim”, ka thënë Jashari. Sipas tij, anulimi vjen për shkak se Apeli pret një vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë