Loading…

Anulohet takimi i Haradinajt me zyrtarin e lartë britanik, kjo është arsyeja

  • 12/03/2019 | 10:32

Anulohet takimi i Haradinajt me zyrtarin e lartë britanik, kjo është arsyeja

Ishte paralajmruar një takim mes kryeministrit Ramush Haradinaj, me drejtorin e përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, por është anuluar për shkak të kushteve atmosferike, transmeton Gazeta Metro.


Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se arsyeja e anulimit të këtij takimi kanë qenë kushtet atmosferike të cilat kanë pamundësuar udhëtimin e Moore për në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se është anuluar takimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, i paraparë të mbahet sot në ora 13:20. Arsye për anulimin e takimit janë kushtet atmosferike, të cilat kanë pamundësuar udhëtimin e z. Moore për në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Takimi i tyre ishte planifikuar të mbahej në orën 13:20 në ndërtesën e Qeverisë. Ky takim i Haradinajt me diplomatin britanik vinte pas takimit që pati i kreu i Qeverisë me dy këshilltarët të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë