Aktorja Anya Taylor-Joy ka folur për raportin e saj me famën dhe vëmendjen publike. Në një intervistë për V MAGAZINE, në bisedë me Miley Cyrus, ajo tha se dikur përpiqej të mbrohej duke u fshehur.
“Nëse ka diçka, mendoj se e kam mbrojtur veten tepër. M’u desh pak kohë të mos ndihesha e ndjekur dhe të mos doja të fshihesha”, ka thënë ajo.
Aktorja tregoi se tashmë i kushton më pak rëndësi opinioneve të njerëzve dhe zgjedh me kujdes se cilat komente ia vlen t’i marrë parasysh.
“Kam mësuar t’i marr gjërat më pak seriozisht, duke zgjedhur se cilat opinione kanë vërtet rëndësi për mua dhe cilat bazohen në shumë pak informacion”, ka thënë ajo.
E pyetur nëse ende dëshiron të impresionojë dikë, Taylor-Joy u përgjigj: “Mendoj se ende po përpiqem të impresionoj veten”. Ajo pranoi se ka standarde shumë të larta për punën e saj, por me kalimin e viteve ka kuptuar se perfeksioni lidhet edhe me aftësinë për të mos u brengosur tepër.
Taylor-Joy foli edhe për ditarin, të cilin e mban rregullisht dhe që fillimisht e përdorte për të kujtuar ëndrrat.
“Shkrimi është një strehë për mua. Edhe nëse në atë moment nuk e kupton vlerën e asaj që shkruan, me kalimin e kohës fillon të dallosh gjëra të vogla”, ka thënë ajo.