Loading…
Apel nga policia: Kush e ka parë këtë person, ka humbur që katër ditë
  • 24/05/2019 | 09:16

Apel nga policia: Kush e ka parë këtë person, ka humbur që katër ditë

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për një person të zhdukur në Pejë. Bëhet fjalë për Rrustë Rexhepaj i cili rezulton si i zhdukur që nga data 21 e këtij muaji. Askush nuk di asgjë për fatin e tij.


Ky është apeli i plotë i policisë:

Më datë 21.05.2019, në Stacionin Policor Pejë është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Rrustë (Halil) Rexhepaj i lindur me 08.12.1972 ne fsh.Raushiq- Pejë, me banim ne rruga ‘Mbretëresha Teutë’ Pejë. Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi.

Në lidhje me këtë personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192, njofton Policia e Kosovës, e rajonit te Pejës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë