Loading…

Apeli lë në paraburgim Murat Jasharin dhe Avni Llumnicën

  • 27/03/2017 | 11:28

Apeli lë në paraburgim Murat Jasharin dhe Avni Llumnicën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit për Murat Jasharin dhe Avni Llumnicën, dhe masën e arrestit shtëpiak për Arsim Ibrahimin.


“Gjykata e Apelit e Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur me 23.03.2017, e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për të pandehurit M.J. dhe A.Ll. dhe atë të arrestit shtëpiak për të pandehurin A.I. Në këtë mënyrë kolegji i ka refuzuar si të pa pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 14.03.2017”, thuhet në njoftim.

Murat Jashari po dyshohet nga ana e prokurorisë për veprat  penale ‘Hakmarrje në tentativë’ dhe ‘Mbajtje nën pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve’.  Avni Llumnica dyshohet për veprën penale ‘Hakmarrje në ndihmë’.

Ndërsa Arsim Ibrahimi për ‘Dhënie të ndihmës kryerësve, pas kryerjes se veprës penale’.Murat Jashari dyshohet për plagosjen e avokatit Azem Vllasi, të cilin e kishte quajtur tradhtar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë