Loading…

Apeli merr vendim në lidhje me juridiksionin e Speciales pas ankesave të krerëve të UÇK’së

  • 23/12/2021 | 23:01

Apeli merr vendim në lidhje me juridiksionin e Speciales pas ankesave të krerëve të UÇK’së

Dhomat e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale kanë marrë sot një vendim ndaj apeleve të parashtruara nga Prokuroria dhe katër krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kundër vendimit të gjyqtarit paraprak në lidhje me juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, transmeton Gazeta Metro. 


Në vendimin e tij, Gjykatësi i Procedurës Paraprake kishte rrëzuar shumicën e mocioneve të Mbrojtjes, por kishte miratuar pjesërisht mocionin e Veselit dhe rrjedhimisht kishte urdhëruar ZPS-në të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar ku të përjashtojë përgjegjësinë penale për NPK III për krimet me synim konkret.

Në vendimin e sotëm, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi të pesë apelet, me përjashtim të pikës 1 të apelit të Prokurorisë, në lidhje me të cilën Paneli konstatoi “se zbatueshmëria e NPK III si formë e përgjegjësisë penale për krime me synim konkret, para Dhomave të Specializuara nuk mund të cilësohet si çështje juridiksionale” sipas rregullës 97, dhe se kjo çështje mund të parashtrohet gjatë gjykimit.

Vendimi i mëhershëm i gjyqtarit paraprak ishte marrë më 22 korrik.

VENDIMI I PLOTË KËTU. 

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë