Loading…

Aplikacion që dihmon të ndalë varësinë e fëmijëve ndaj telefonave të mençur

  • 04/05/2017 | 22:46

Aplikacion që dihmon të ndalë varësinë e fëmijëve ndaj telefonave të mençur

Samsung ka një aplikacion të ri për të kontrolluar kohën që fëmijët qëndrojnë në smartphone. Dhe kjo mund të funksionojë shumë mirë, shkruan Mashable.


Aplikacioni i quajtur Samsung Marshmallow, por që nuk ka lidhje me sistemin operativ Android Marshmallow, u jep mundësi prindërve të krijojnë një grup aplikacionesh në pajisjet e fëmijëve të tyre, si dhe të kufizojnë kohën që duhet të qëndrojnë dhe kohën që duhet të flejnë.

Por teksa ka shumë aplikacione për të shmangur varësinë e fëmijëve ndaj ekranit, Samsung ka një sistem  in-app point, të quajtur Marshmallow Point ku fëmija mëson se si të fitojë dhe të shpenzojë çmimet aktuale. Këtu përfshihen bonuset në Amazon, apo kupona për tu përdorur në dyqane online si Best Buy, Sephora apo Dunkin’ Donuts.

Çmimi shfaqet bazuar në një katalog për ‘Samsung Rewards’, një program pikësh në SHBA për të inkurajuar njerëzit të paguajnë me ‘Samsung Pay’, platforma e pagesës e telefonit.

Fatkeqësisht, aplikacioni ‘Marshmallow’ kufizohet vetëm në pajisjet e Samsung me Android, si disa aplikacione të tjera të tij. Çdo ditë apo javë aplikacioni do të sugjerojë një përmbledhje për prindërit, duke raportuar se sa i ka respektuar fëmija i tyre afatet kohore.  Mund tju duket mjaft i nevojshëm dhe për fëmijët më të rritur gjithashtu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë