Loading…
Aplikojnë mbi 5 mijë veta për 650 vende në FSK
  • 23/02/2019 | 10:36

Aplikojnë mbi 5 mijë veta për 650 vende në FSK

Konkursi i Ministrisë së Mbrojtjes për pranimin e rekrutëve të rinj–ushtarë aktivë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është mbyllur. Në këtë konkurs pritet të pranohen 650 rekrutë të rinj, ndërsa kanë aplikuar mbi 5 mijë veta.


Vëllazërim Qerimi nga Zyra e Informimit publik në Komandën e Forcave Tokësore të Kosovës në një intervistë ka folur rreth këtij konkursi për të cilin tha se interesimi ka qenë shumë i madh.

“Të dhënat e kalkuluara të datës 21 e kalojnë numrin 5 mijë të aplikantëve, mirëpo të dhënat e sotme nuk janë përpunuar ende, por besojmë do të sillet numri aty 5 mijë e 500”, tha ai për Ekonomia Online.

Qerimi ka thënë se nga ky konkurs do të pranohen 650 pjesëtar të cilët do t’i shërbejnë Forcës së Sigurisë së Kosovës.“

Nga gjithë ky numër do të selektohen 650 pjesëtarë, do të jenë pjesë e FSK-së pas një testimi të cilin do ta kenë bazuar në standardet të cilat realizohen në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kriteret për tu pranuar dhe për të qenë pjesë e Forcës së Sigurisë tashmë janë të ditura për opinionin publik, në radhë të parë duhet ta kesh shkollën e mesme të përfunduar, mosha nga 18-23 vjeçar, duhet të jesh shtetas i Republikës së Kosovës , mos të jesh i ndjekur penalisht, këto janë kriteret bazë që duhet t’i ketë një pjesëtarë i cili ka konkurruar për të qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Qerimi.

Ai ka njoftuar se testimet e rekrutëve të rinj do të bëhen në Ferizaj.

“Forca e Sigurisë së Kosovës do të punojë me ekipet të cilat do të merren me testimet, secili pjesëtar që ka aplikuar do të marrë informata për kohën kur do të realizohen këto testime. Dua të njoftojë opinionin se të gjitha testimet do të realizohen në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjen në Ferizaj, mirëpo për kohën dhe çdo gjë tjetër do ju informojmë ”, ka thënë Qerimi.

Konkursi për rekrutë të rinj në Forcës e Sigurisë së Kosovës ka qenë i hapur nga data 11 shkurt dhe është mbyllur dje.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë