Loading…

Pëfaqësuesja e BE’së kërkon transparencë nga partitë politike

  • 05/12/2016 | 10:56

Pëfaqësuesja e BE’së kërkon transparencë nga partitë politike

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar nga partitë politike që të jenë më transparente karshi qytetarëve të vendit.

Ajo këtë e ka thënë në hapjen e Javës Kundër Korrupsionit, ku deklaroi se për konsolidimin  një demokracie, llogaridhënia dhe transparenca janë gjëra esenciale.

“Jam bashkuar me kolegët e mi duke theksuar një rëndësi të fuqishme që ka transparenca dhe llogaridhënia publike. Llogaridhënia publike mbështetet në transparencë. Kjo është tepër e rëndësishme për një demokraci”.

“Për gati 20 vjet financat e partive politike në Kosovë mund të fshihen nga opinioni publik. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë që të dinë se kush i financon partitë politike dhe se si shpenzohen ato para nga partitë politike”.

“KQZ-ja duhet të sigurojë zbatimin e ligjit dhe duhet të marrë masa nëse ka vonesa në transparencë”, ka thënë Apostolova këtu. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë