Loading…

Apostolova: Kosova duhet ta ketë prioritet luftën kundër korrupsionit

  • 28/02/2017 | 11:31

Apostolova: Kosova duhet ta ketë prioritet luftën kundër korrupsionit

Luftimi i korrupsionit dhe sundimi i ligjit duket të jetë prioritet i institucioneve kosovare. Kështu ka thënë shefja e zyrës së BE’së në Kosovë, Natalie Apostolova në konferencën për “Dialogun për Investime”.


E ndërkohë në këtë konferencë nga Qeveria e Kosovës ka shpreh përkushtimin e saj që të krijojnë kushte tejet të favorshme për investitorët e huaj, posaçërisht ata të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Isa Mustafa, ka deklaruar që po bëjnë përpjeke që të joshin investitorët e të gjitha vendeve të BE-së, në mënyrë që të mos ketë ndarje gjeografike, por edhe të ketë lidhje me secilin vend të BE-së, njofton Klan Kosova.

Këto komente Mustafa i bëri në “Dialogun për Investime” të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Zyrën e Bashkimit Evropian.

Mustafa dhe një pjesë e ministrave të kabinetit qeveritar kanë përmendur edhe reformat që po bëhen për joshjen e investimeve të huaja.

Shefja e Zyrës së BE-së Natalie Apostolova, pa e zgjatur fjalimin ka thënë se prioritet i institucioneve duhet të jetë sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë