Loading…

Apostolova: Marrëveshja e Demarkacionit duhet të ratifikohet

  • 16/02/2017 | 14:21

Apostolova: Marrëveshja e Demarkacionit duhet të ratifikohet

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, u takua sot me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian Nataliya Apostolova.


Ministrja Ahmetaj shprehu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të zhvilluar bashkëpunimin me zyrën e BE-së rreth avancimit të agjendës evropiane për Kosovën.

Gjatë takimit Ahmetaj ka njoftuar Apostolovën për vizionin e saj për të udhëhequr me procesin e integrimit Evropian, respektivisht procesin e zbatimit të MSA-së rezultatet të së cilës vetëm se kanë filluar të formësohen. Dhe meqë kjo është agjendë e reformave, në vijim pritet që ky proces të dinamizohet tutje. në mënyrë që të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës dhe më shumë informacion për njerëzit rreth zbatimit të MSA-së.

Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, ministrja Ahmetaj potencoi domosdoshmërinë dhe nevojën e madhe për qytetarët e Kosovës që ky proces sa më parë të përmbyllet.

Në anën tjetër lidhur me këtë çështje, Apostolova potencoi se marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi duhet të ratifikohet si dhe të vazhdoj lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo shprehu se BE-ja vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmoj Kosovën në këtë proces.

Po ashtu, bashkëbiseduesit diskutuan për programet e BE- së si një nga instrumentet kyçe për të përafruar Kosovën me bashkimin Evropian dhe për të bërë ndërlidhje më të fuqishme ndërmjet qytearëve, shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë