Loading…

Apostolova në MPMS falënderon Abrashin për bashkëpunim

  • 03/11/2016 | 19:05

Apostolova në MPMS falënderon Abrashin për bashkëpunim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti sot në një takim Shefen e Zyrës dhe Përfaqësuesen Speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Duke e falënderuar për ndihmën e BE-së dhënë Kosovës përgjatë këtyre viteve, ministri Abrashi e njoftoi Apostolovan për projektet e MPMS-së dhe zhvillimet politike në vend.

Ministri Abrashi, sipas komunikatës nga MPMS, shpjegoi projektet e ministrisë që kanë synim rritjen e punësimit, siç janë subvencionet për paga, grantet për vetëpunësim, aftësimet profesionale dhe trajnimet në vend të punës.

Gjithashtu, Abrashi e njoftoi mysafiren për reformat në pensione dhe mirëqenie sociale, në reformimin e skemës së pensioneve bazike duke kursyer dhjetëra miliona euro, reformimin e asistencës sociale që do të stimulojë punësimin e atyre që varen nga këto ndihma.

Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, nga ana e saj e falënderoi ministrin Abrashi për pritjen dhe bashkëpunimin me BE-në dhe shfaqi interesim për projektet e MPMS-së dhe për zhvillimet politike në vend.

Apostolova shfaqi veçanërisht interesim për dialogun mes partnerëve socialë si mekanizëm për përfshirje sociale dhe zhvillim të barabartë, si dhe zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, në mënyrë që Kosova të fillojë të përfitojë nga të gjitha programet që ofrohen me këtë marrëveshje.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë