Apple ka njoftuar se do të rregullojë një problem serioz me kamerat që i bënte fotot shumë të mira duke mjegulluar lëkurën.
Përdoruesit e iPhone XS janë ankuar për të ashtuquajturën ‘beautygate bug’, duke raportuar se kamera në iPhone XS është duke bërë që fytyrat e tyre të paraqiten shumë të lëmueshme, me disa që pretenduan se fotot duken të ngjashme me ndryshimet e aplikuara në appet për dukje të bukur, si FaceTune, shkruan dailymail, transmeton gazetametro.net
Efekti misterioz gjithashtu është prezent në iPhone XS Max. e cila ka saktësisht të njëjtën kamerë për pjesën e përparme si iPhone XS.
Tani, Apple ka pranuar se kjo e metë do të korrigjohet, dhe kjo do të bëhet në iOS 12.1.
Disa përdorues kanë thënë se ka prodhuar një efekt të padëshiruar që bën fytyrat e tyre të duken si një ”kukull porcelani ose figurë plastike”. /gazetametro.net