Loading…

Apple patenton iPhonen me kamerë nën ekran

  • 11/11/2018 | 23:03

Apple patenton iPhonen me kamerë nën ekran

Së fundmi, patëm mundësinë të shohim disa patente të Samsungut, LG-së, Huaweit dhe Oppos, të cilat kanë të bëjnë me smartfonët me tërë sipërfaqen me ekran dhe me kamerën e përparme të vendosur nën ekran.

Por çfarë ka bërë Apple në këtë drejtim. A dëshiron kjo kompani të bëhet pjesë e kësaj konkurrence?

Tani, USPTO (United States Patent and Trademark Office) njofton se ka patentuar kompaninë Apple Inc. për “kamerën e integruar nën ekran”.

Xhami, i cili mbulon panelin e ekranit, do të ndërtohet nga materiali i fuqishëm dhe transparent – siç është për shembull Corning Glass nga kompania DVTS. Kjo do të zëvendësonte xhamin aktual Gorilla Glass, të cilin Apple e përdorë që nga viti 2007.

Gjithashtu, kjo patentë tregon se Apple është e gatshme të prodhojë iPhonët e rinj me kamerën për ‘selfie’ të vendosur nën ekran në të ardhmen. Për më shumë detaje rreth kësaj patente, mund të shikon këtu.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë