Loading…

Apple ruan historinë e thirrjeve në iCloud

  • 19/11/2016 | 10:42

Apple ruan historinë e thirrjeve në iCloud

Apple pa zhurmë të madhe është duke ruajtur historinë e thirrjeve në iCloud.

Numrat telefonikë, koha e thirrjeve dhe datat janë të ruajtura në iCloud, por kjo nuk është diçka që këshillon Apple për përdoruesit e saj.

Që prej lansimit të sistemit operativ iOS 8, Apple vazhdimisht ka refuzuar kërkesat e qeverisë për marrje të informacioneve nga pajisjet e saj.

“Pajisjet me iOS 8 dhe versionet më të reja, të gjitha të dhënat personale i ruajnë në vendin me fjalëkalim. Të gjitha pajisjet që operojnë me këtë sistem kanë një fjalëkalim të cilin e di vetëm përdoruesi”, ka njoftuar Apple.

Apple vazhdimisht ka ruajtur të dhënat në cloud. Të dhënat e iCloud janë pak të ruajtura, duke ia mundësuar Apple-it dhe palës së tretë që të kenë qasje nëpër këto të dhëna.

Ruajtja e thirrjeve dhe të dhënave tjera mund të ndalet në iPhone. Kjo bëhet duke ndalur funksionin iCloud Drive.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë