Një linjë e re iPad Pro, një iPhone 7 me ngjyrë të kuqe zjarri dhe një version i iPhone SE me më shumë memorie të brendshme priten të dalin në muajin mars.
Sipas faqes japoneze ‘MacOtaka’, janë këto tre të reja që priten në një event nga Apple në mars, po që ende nuk janë zyrtarizuar. Në këtë event pritet të bëhet e ditur edhe zbarkimi i ‘Apple Pay’ në Itali dhe Gjermani.
Flitet për një iPad Pro në katër formate. Më i vogli që mund të zëvendësojë iPad Mini, do të ketë një ekran 7.9 polsh, pranë atyre nga 9.7 e 12.9 polsh. Atyre do t’u shtohet dhe një iPad me ekran 10.5 polsh.
Gjithmonë sipas kësaj faqe japoneze, Apple do të nxjerrë dhe një iPhone SE me memorie të brendshme prej 128 GB. Përveç kësaj, shtëpia e Kupertinos është gati të nxjerrë dhe iPhone 7 dhe 7 Plus me ngjyrë të kuqe që do t’i bashkohej pesë ngjyrave aktuale./gazetametro.net