Loading…

Apple vendos të rihapë dyqanet e saj që kishte mbyllur pas shpërthimit të koronavirusit

  • 13/02/2020 | 19:12

Apple vendos të rihapë dyqanet e saj që kishte mbyllur pas shpërthimit të koronavirusit

Apple do rihapë disa dyqane në Pekin nga 14 shkurti, derisa shumë nga dyqanet e tjera në territorin e Kinës do qëndrojnë të mbyllura ndërsa vendi vazhdon të luftojë me shpërthimin e koronavirusit, transmeton Gazeta Metro.


Prodhuesi i iPhone tha që më 8 shkurt do zgjat mbylljen e dyqaneve në Kinë, dhe ky vendim erdhi pasi autoritetet lokale në të gjithë Kinën anuluan udhëtime, dhe paralajmëruan banorët të qëndrojnë larg zonave publike si përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, i cili deri më tani ka vrarë 1,367 njerëz.

Pesë dyqanet e Apple do hapen nga 14 shkurti, midis 11 dhe 6 pasdite, orar ky më i shkurtë se zakonisht.

“Në funksion të shëndetit publik dhe parandalimit, disa nga dyqanet tona të shitjes me pakicë janë përkohësisht të mbyllura,” tha ajo në një njoftim në faqen e tij të internetit, i cili gjithashtu u kërkoi klientëve që vizitojnë dyqanet që ishin të hapura për të veshur një maskë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë