Loading…

Aprovohet kërkesa e ministres së Financave për rishikim të buxhetit

  • 05/06/2020 | 15:05

Aprovohet kërkesa e ministres së Financave për rishikim të buxhetit

Qeveria e re e Kosovës në krye me Avdullah Hotin sot ka mbajtur një mbledhje, me ç’rast është miratuar kërkesa për shqyrtimin e propozim-vendimit për të kërkuar nga Kuvendi të bëjë ndryshimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit si dhe kufizimit të bilancit bankar të përkohshëm.

Këtë kërkesë e ka bërë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe është aprovuar nga kabineti qeveritar, njofton Klan Kosova.

“MF propozon rishikimin rregullave fiskale që në këtë kohë llogaritet të jenë kufizime buxhetore për këtë situatë – marrë parasysh që parametrat makro-fiskalë të paraqitur për ndarjen buxhetore për vitin 2020 ndikohen nga situata me Covid-19 – nevojiten të ndryshohen përkohësisht disa rregulla fiskale për menaxhimin e financave”.

“Andaj, propozoj të aprovohet ndryshimi i përkohshëm i kufirit të deficitit në nivelin deri në 6.5% të bruto produktit të propozuar”.

“Kërkohet të bëhet ndryshimi i përkohshëm i rregullave fiskale të deficitit si dhe kufizimi i bilancit bankar dhe i njëjti duhet të miratohet nga Kuvendi”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë