Loading…

Aq shumë tallen anglezët sa fshati austriak ndërron emrin nga Fu*king në Fugging, pas 1 mijë vitesh

  • 27/11/2020 | 13:12

Aq shumë tallen anglezët sa fshati austriak ndërron emrin nga Fu*king në Fugging, pas 1 mijë vitesh

Durimi i banorëve të fshatit të vogël austriak me fatkeqësinë e emrit qesharak për anglisht folësit së paku arriti fundin si duket pas vite e vite malltretimi e vizita turistësh të paturpshëm anglezë që vizitonin vendin vetëm për t’u tallur, transmeton Gazeta Metro.


Që nga 1 janari i vitit 2021 fshati në veri perëndim të Austrisë, Fucking, me vendim të autoriteteve lokale do të ndryshoj emrin në Fugging.

“Mund të konfirmoj se fshati do të riemërohet” tha Andrea Holzner, kryetarja e Tarsdorf, komuna në të cilën gjendet ky fshat, ka njoftuar gazeta ditore lokale austriake Oberoesterreichische Nachrichten.

“Me të vërtetë nuk dua të them asgjë më shumë – kishim mjaftueshëm mani të mediave në të kaluarën” shtoi ajo.

Kjo është tentimi i dytë i ndërrimit të emrit, në vitin 2012 kishin tentuar të ndryshonin por nuk ishte miratuar nga banorët kokëfortë.

Me vite të tëra turistë anglezë posaçërisht vizitojnë këtë fshat afër kufirit gjerman në Austri, jo për të vizituar bukuritë natyrore të shumta. Zakonisht fotografohen nën shenjën e trafikut, madje disa paturpësisht shkojnë edhe bëjnë seks nën të. Shpesh është vjedhur shenja që ju kushtonte së paku 300 euro për ta zëvendësuar. I kishin vendosur tabelës bazament betoni për ta pamundësuar vjedhjen dhe kishin vendosur edhe kamera trafiku për t’i detyruar të sillen më mirë këta turistë.

Mendohet se fshati ishte formuar në shekullin e 6 të erës sonë nga Fucko, një fisnik lokal. Dokumentimi i parë historik i fshatit është në shekullin 19 në një hartë të vitit 1825. Ekspertët mendojnë se fshati Fucking është formuar në shekullin e 11’të.

Në vitin 2017 fshati Fucking u bë objekt talljeje i treshes së famshme të gazetarëve britanik të Top Gear të rrjetit BBC, emisioni dikur më i shikuar në botë. Në emisionin e tyre të ri The Grand Tour ata kishin një episod që vizitonte këtë fshat vetëm për t’u tallur me emrat e çuditshëm, për anglisht folësit së paku, në Austri.

Fshatarët austriakë mund të kenë vuajtur nga kjo rastësi, posaçërisht në kohën e rrjeteve sociale, por nuk mund të mohohet se me të vërtetë është situatë qesharake./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë