Loading…

Arabia Saudite do të zvogëlojë furnizimin me naftë

  • 09/12/2016 | 15:20

Arabia Saudite do të zvogëlojë furnizimin me naftë

Arabi Saudite filloi të lajmërojë klientët se do të ketë reduktime të ngarkesave të papërpunuara nga janari, me frenimin e fokusuar në Europë dhe Amerikën Veriore, derisa rafineritë aziatikë tani për tani janë të kursyer nga shkurtimet.


Saudi Arabian Oil Co., kompania shtetërore më e njohur si Saudi Aramco, filloi me njohtimet e klientëve për shkurtime të martën mbrëma, tha zyrtari i naftës në Gji, duke kërkuar që të mos përmendet emri i tij sepse kjo çështje është konfidenciale. Koncentrimi i shkurtimeve është jashtë Azisë pasiqë ata janë mbifurnizuar më pak se të tjerët, ka thënë burimi.

PIRA Energy Group dhe Energy Aspect Ltd., dy konsulentë kryesorë, gjithashtu iu thanë klientëve se Riadi ka filluar me reduktimin e të ashtuquajtur nominimeve, ose sasive të cilën rafineritë i pranojnë nën kontrata afat gjate.

Komentet e zyrtarëve në lidhje me Azinë janë në përputhje me atë që thonë blerësit. Së paku pesë rafineri në Azi thanë se atyre iu është thënë se në janar do të pranojnë sasitë nominale të cilat janë nën kontrata afat gjate, thanë zyrtarët nëpër kompani. Aq më tepër, tri nga rafineritë e regjionit thanë se atyre gjithashtu iu është thënë se do të pranojnë sasitë shtesë të cilat i kanë kërkuar.

Arabia Saudite shet më tepër se 60 për qind të naftës së papërpunuar në Azi, sipas Administratës së informacioneve energjetike të SHBA-ve. Baza e urisë energjetike të regjionit, Kina dhe India, kanë qenë qendra e betejës për këtë pjesë të tregut nëmes të Arabisë Saudite, Iranit dhe Rusisë.

Shtetet e organizatës së importuesëve të naftës javën e kaluar në Vienë janë dakorduar për zvogëlimin e prodhimit të naftës për herë të parë pas tetë vjetëve, duke kërkuar të reduktohet mbi furnizimi global. OPEC ka kërkuar të takohet me 14 prodhues jo anëtarë të shtunën në Vienë për të diskutuar për reduktimet e ardhshme. Nëntë prej këtyre kombeve pritet që të marrin pjesë në takim.

Fary Ross, kryetari i PIRA’s tha në shënimin për klientët se blerësit e naftës së papërpunuar të Arabisë Saudite janë informuar se mbretëria do t`i përmbahet  premetimit të saj të dhënë OPEC’ut, për të ulur prodhimin e saj në 486.000 fuçi në ditë nga diçka më tepër se 10 milionë. “Mund të presim shkurtime ndoshta pak më të mëdha në Amerikën e Veriut, sepse ky rajoni mbetet më i mbi furnizuar”, tha ai.

Amrita Sen, shefe e analizës së tregut të naftës në Energy Aspects në Londër, ka thënë se Saudi Aramco “ka shtuar tolerancën operacionale dhe zvogluar nominimet ashtu siç është pritur” pas marrëveshjes së OPEC-ut. “Duke marrë parasysh se Saudianët kanë për qëllim zvoglimin e stoqeve, SHBA-të dhe Europa janë ndoshta objektivat më real sesa Azia”, shtoi ajo.

Saudi Aramco ka aftësi që nën kontrata afat gjata të furnizojë plus-minus 5 deri 10 për qind të sasisë nën të ashtu quajturat rregullat e tolerancës. Toleranca i lejon kompanitë të gjejnë furnitorë me ujdi për kapacitetin e saktë të tankerëve të ndryshëm të naftës. Por toleranca gjithashtu mund të përdoret për të reduktuar furnizimin në mënyrë të njëanëshme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë